Aktivitetit trajnues me temë: “Ndryshimet ligjore për rastet e largimit të menjëhershëm të dhunuesit nga banesa (Ligji 125/2020)"

Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës, organizoi më datë 11 mars 2024, aktivitetin trajnues me temë:

“Ndryshimet ligjore për rastet e largimit të menjëhershëm të dhunuesit nga  banesa (Ligji 125/2020), për mbrojtjen e duhur të të mbijetuarve të dhunës me  bazë gjinore, dhunës në familje e praktikave të dëmshme si dhe për ndryshime të tjera të kuadrit ligjor për trajtimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore në vazhdimësi. Zbatimi i kuadrit ligjor të përmirësuar për të mbështetur vajzat në rrezik dhe për të parandaluar martesat e hershme të fëmijëve".

 

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspertë: Ornela Naqellari , Arta Marku

Lehtësuese: Ervisa Hyka

 

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti trajnues është: 

  1. Të diskutohet dhuna në familje si një nga rastet e dhunës me bazë gjinore.
  2. Përkufizimi dhe kuptimi i termit “Viktimë”, në aspektin penal.
  3. Përkufizimi i termit “Dhunë” në aspektin penal.
  4. Të drejtat e viktimës dhe trashëgimtarëve të saj.

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema si:

Kuptimi dhe përkufizimi i termave viktimë, viktimës akuzuese, paditës dhe i padituri civil. Gjithashtu, u diskutua nëse ka lidhje mes lëshimit të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes dhe kallëzimit për ndjekje penale.